Platforma më e madhe muzikore ‘Spotify’, ka publikuar statistikat vjetore për thuajse një pjesë të madhe të artistëve. Duke qenë në fund të këtij viti, janë publikuar të dhënat për secilin këngëtar se sa është dëgjuar këtë vit, sa orë kanë shpenzuar në prurjet që ka realizuar, sa dëgjues e po ashtu edhe në sa vende.
Njëri nga të cilat ka publikuar shifrat është rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Gramos Aliu, i njohur me emrin e tij të artit si Mozzik.
Sipas asaj që ka shpërndarë në ‘InstaStory’, 27-vjeçari është dëgjuar mbi 92 milionë herë nga plot 4.6 milionë dëgjues. Numri i orëve të shpenzuara në projektet e tij është 4.1 milionë në 177 vende të ndryshme.
Ky nuk ka dyshim se është një sukses i radhës i krijuesit të hitit “Bespreme”, meqë edhe në 2022 solli një sërë projektesh e bashkëpunimesh. Mozzik ka qenë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte jashtë dhe brenda trojeve shqiptare.