Mozzik uron vajzën për ditëlindje

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen vajza e reperit Mozzik dhe artistes shqiptare, Loredana Zefi, Hana.

Ajo ka lindur më 18 dhjetor të vitit 2018 dhe tani ka mbushur plot katër vite jetë.

Një dedikim emocional nuk ka munguar nga Gramoz Aliu (emri i vërtetë), i cili në këtë përvjetor ka bërë dhe një gjest të veçantë duke hapur një pus uji për njerëzit në nevojë me emrin “Hana Gramoz Aliu”.

“Hana urime vajza ime ditëlindja e katërt. Nuk paska ndjenjë më të mirë se të të shoh duke u rritur shëndoshë e mirë. Të dua babai yt Gramozi”, ka thënë ai.

“Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë e më të gëzueshmin në botë. Zot faleminderit”, ka thënë ai në një tjetër postim.

Mozzik dhe Hana

Mozzik dhe Loredana përndryshe janë ndarë gjatë vitit që lamë pas, përkundër se tentuan të rikthejnë sërish romancën e tyre.

Hana jeton në Zvicër dhe siç e ka shprehur disa herë artisti takohet rrallë me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *