MPJ: Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar

Ministria e Punëve të Jashtme u ka bërë thirrje të gjithëve që janë duke udhëtuar drejt Kosovës përmes Serbisë, që t’i ikin pikës kufitare në Merdar dhe të shfrytëzojnë të tjera.

MPJ-ja përmes një deklarate ka thënë se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë”.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, ministria ka dhënë informacion për pikat e tjera nga mund të kalojnë.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”.

Pika kufitare në Merdar është mbyllur për qarkullim të martën në mbrëmje. Këtë e ka konfirmuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *