‘Mposhte kancerin si një luftëtar i vërtetë’; tifozët e Juventusit ‘tubohen’ në mbështetje të Gianluca Vialli

Bota e futbollit mblidhet rreth Gianluca Vialli, i shtruar në një spital në Londër, në një betejë të ashpër kundër sëmundjes së rëndë, kancerit në pankreas.

Edhe tifozët e Juventusit nuk e harrojnë lojtarin që fitoi Champions League më 1996 si kapiten bardhezi. Ai fitoi në Romë finalen e atij viti kundër Ajax.

Kështu, pasditen e së mërkurës, varur në një nga portat e jashtme të “Allianz Stadium”, shtëpia e Juventusit, u shfaq mbishkrimi: “Vialli një njeri i vërtetë, fitoje këtë betejë si një luftëtar i vërtetë”.

Gianluca luajti për Juventusin për katër vite, nga 1992 deri më 1996, duke fituar vlerësimin e të gjithë universit bardhezi, përtej trofeve të shumtë të hipotekuar në Torino (një Scudetto, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Ligë Kampionësh).

Shpresa e të gjithëve është që së shpejti ta shohin Gianluca në tribunat e stadiumeve.

Situata – Në këto ditë që iu paraprijnë Krishtlindjeve, lajmi i tmerrshëm për vdekjen e Siniša Mihajlovic nuk mjaftoi. Edhe Gianluca Vialli është rikthyer në spital për të vijuar betejën më të vështirë, atë për jetën. Kundërshtari i tij është kanceri i pankreasit, me të cilin jeton tash pesë vite.

Ish-sulmuesi i shquar italian, pjesë e stafit drejtues të kombëtares axurre për momentin, e quajti sëmundjen si “një mysafir të padëshiruar, një shoqërues udhëtimi që do ta kisha shmangur me dëshirë”. Fjalë të zgjedhura me kujdes për të dërguar një mesazh për ata që janë në gjendjen e tij.

Se diçka po ndodhte, për fat të keq u kuptua dukshëm të mërkurën e kaluar, kur ish-bomberi, përmes faqes së internetit të FIGC, njoftoi tërheqjen nga roli i tij si shef i delegacionit të ekipit kombëtar axurri.

Nga Londra, ku ish-sulmuesi u zhvendos për të jetuar vite më parë, erdhi lajmi se gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa u detyrua të shtrohej në klinikën ku Vialli tashmë kishte kaluar dy cikle kimioterapie për pankreatin akut, që iu zbulua në vitin 2017.

Momenti është shumë delikat, prova për këtë është udhëtimi i nënës 87-vjeçare të tij, Maria Teresa, e cila u largua nga Kremona për në Angli. Një shenjë që do të konfirmonte atë që askush nuk e dëshironte, se sëmundja ka ardhur mizorisht duke trokitur sërish në derën e Luca.

Kjo është arsyeja pse më pak se një javë më parë ish-numri 9 shprehu vullnetin për të “përdorur të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim ta kalojë këtë fazë të sëmundjes”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *