Balena e pajetë në Gjirin e Adenit, iu ndryshoi jetën rrënjësisht grupit prej 35 peshkatarësh në Jemen.
Brenda trupit të balenës ata gjetën gurë të çmuar ‘ambregris’, me vlerën 1,5 milionë dollarë.
Gurët prodhohen në barkun e balenës së spermës, e cila dallohet për shkak të gojës së saj të madhe dhëmbëzore, madhësisë mbresëlënëse, shpejtësisë dhe rezistencës.
“Ndihem shumë i lumtur. Kam ndjesi që nuk mund t’i përshkruaj. Falenderoj Zotin për këtë mrekulli!”, tha një peshkatar.
“Na thërriti njëri prej peshkatarëve dhe na tha se ka gjetur një balenë të ngordhur dhe tha se balena mund të ketë qelibar në barkë. Shkuam direkt për ta kontrolluar, vendosëm t’i hapnim barkun dhe gjetëm thesarin. Aroma nuk ishte e mirë, por kishte shumë, shumë para”, u shpreh peshkatari tjetër.
Gurët e çmuar që u gjetën në barkun e balenës janë të veçantë dhe përdoren në industrinë e kozmetikës për prodhimin e parfumeve. Sipas ekspertëve vetëm 1 nga 5 balenat e spermës prodhon gurë të çmuar, siç është ‘ambregris’.
/Marrë nga: BBC/ Përshtati: Priza.al/