Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 403 testime, teksa janë shëruar 7 qytetarë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 403 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Sarandë, Gjirokastër, Korçë, Berat.
Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,579 që nga fillimi i epidemisë.