Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë 27 raste të reja me COVID-19 nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 7 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës, Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 202 qytetarë aktivë me Covid-19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,301 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Fier 19
Vlorë 14
Berat. 7
Durrës. 6
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1