Ministria e Shëndetësisë raporton se nëntë persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 dhe asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 395 testimet e kryera, 9 qytetarët pozitivë rezultuan në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Dimal.
Në të gjithë territorin janë 126 qytetarë aktivë me koronavirus. Po ashtu raportohet se janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,620 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim një pacient. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.