Prej rreth dhjetë ditësh, nënkomisarja e njohur e Elbasanit, Anisa Kostani ndodhet e shtruar pranë Traumës pasi u përfshi në një aksident të rëndë në Tiranë, në afërsi të Kopshtit Botanik.
Kostani e njohur si ‘policja gangstere’ ka bërë një postim në profilin e saj në rrjetin social Instagram, të cilin e mban aktiv edhe gjatë ditëve në spital.
Një staf i një qendre estetike ka mbërritur në sptialin e Traumës, ndoshta për herë të parë për t’i ofruar Anisa Kostanit shërbimin estetik të thonjve. Policja shkruan se ky shërbim është i sugjeruar nga mjekët dhe ndër të tjera ajo është mjaft e kënaqur me shërbimin pasi nga aksidenti i janë thyer kockat, por jo thonjtë.
“Gjithë ato fraktura dhe thyerje, ndërkohë asnjë thua i thyer, kjo quhet punë.”, shkruan Kostani.