“Mua më përdhunuan ndërsa burrin ma vranë”, gratë ukrainase rrëfejnë makthet që kanë kaluar pas çlirimit të Kievit

Trupat rusë janë tërhequr nga shumë zona të Kievit, duke lënë shumë pasoja si në viktima po ashtu edhe në infrastrukturë.

Media prestigjioze BBC ka marrë disa dëshmi nga gra ukrainase që u përdhunuan nga ushtarët rusë.

Anen është një grua 50-vjeçare që edhe emrin e saj e ka ndërruar për shkak të mbrojtjes së identittetit të saj. Ajo është shprehur se më datën 7 maj ajo ishte duke ndenjur në shtëpi me burrin e saj ku papritur një ushtar i huaj hyri vrullshëem. “Nën kërcënimin e armës, ai më mori dhe më dërgoi në një shtëpi afër. Ai më urdhëroi: ‘Hiqi rrobat ose do t’ju qëlloj’. Ai vazhdoi të më kërcënonte nëse nuk do të bëja siç më thoshte ai. Pastaj, filloi të më përdhunonte”, shprehet ajo.

Ajo e përshkruan përdhunuesin e saj të ri të hollë, luftëtar çeçen aleat me Rusinë.
“Derisa ai po më përdhunonte mua, katër ushtarë të tjerë hynë. Mendova se e pata, por ata e morën dhe e larguan. Nuk e pashë më kurrë”, tha ajo. Ajo beson se u shpëtua nga një njësi e veçantë ushtarake ruse”.

Ndërsa ishte kthyer në shtëpi Ana kishte gjetur burrin e saj të qëlluar ne bark. Ai tentoi të vraponte pas meje që të më shpëtonte, por ai ishte qëlluar nga plumbat”, tha ajo. Ajo nuk mund ta dërgonte burrin e saj në spital për shkak të luftimeve. Ai vdiq dy ditë më pas nga plagët e marra.
Ana i tregoi ekipit të BBC edhe vendin kur e ka varrosur burrin e saj në kopshtin e pasmë të shtëpisë me një kryq të drurit mbi të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *