Thashethemet në shtëpinë e Big Brother nuk kanë fund.
Kësaj radhe ka qenë Beniada, Monika dhe Antonela të cilat kanë komentuar një nga banoret e tjera të shtëpisë.
Bëhet fjalë për Beatrix. Treshja e vajzave kanë biseduar për operacionet plastike, përfshi këtu edhe gjoksin e bërë të Beatrix, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.
Beniada ka nxjerr në pah gjoksin e bërë të Beatrix, teksa është shprehur se nuk ia kanë bërë mirë.
“Vjen ajo muskulatura kështu…Duket edhe Trixa e ka bo por nuk ia kanë bërë mirë të shkretës. Kur vesh fustane ka siklet unë e kuptoj… kur është një fustan i hapur. Mendoj se i ka bërë këtu në Shqipëri. Nuk ia kanë bërë mirë.”
E pyetur nga Antonela nëse ajo vetë i ka të bëra, Beniada e mohoi diçka të tillë.
“Unë nuk i kam të bëra se kam patur një problem te gjoksi dhe e kam bërë operacion dhe vit për vit të shtohet. Të marrin dhjamin nga barku dhe ta vendosin te gjoksi. Kam dy vjet. E kam patur dy e gjysmë tani e kam tre.”-tha Beniada
/Priza.al/