Superliga shqiptare e futbollit prej fillimit të muajit qershor zyrtarisht është në merkato, me gjashtë nga 10 klubet që kanë bërë të paktën një lëvizje.
Nëse skuadrat që pretendojnë vendet e kreut janë forcuar edhe në bazë të paraqitjueve evropiane, diçka e tillë nuk mund të thuhet për katër skuadrat e tjera.
Janë Erzeni, Bylis, Teuta dhe Kastrioti që nuk kanë bërë asnjë lëvizje në hyrje gjatë muajit korrik, duke pësuar vetëm “firo”. Nëse Erzeni dhe Bylis janë skuadrat e ngjitura nga e Para, për Teutën dhe Kastriotin boshti i grupit nga sezoni i shkuar pritet të qëndrojë, ndërsa në këto ekipe ka pasur largime.