Muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit/ Rama thirrje femrave: Kujdesuni për veten, bëni mamografinë

Tetori është muaji i sensibilizimit i femrave kundër kancerit të gjirit, i cili renditet si një nga rreziqet kryesore të shëndetit për gratë dhe vajzat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook  një video ku shfaqet ministrja Ogerta Manasterliu dhe atletja Luiza Gega duke dhënë mesazhin për sensibilizim kundrejt sëmundjes së rrezikshme.

Gjithashtu Rama i ka bërë thirrje femrave, që ti kushtojnë më shumë rëndësi vetes dhe të bëjnë mamografinë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që në këtë #TetorRozë? të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet, që të kujdesen që nëna, gruaja, motra, vajza, të kryejë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë sa më të mbarë??


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *