Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Reperi shqiptar ndihmon familjet në nevojë

Reperi Don Xhoni u bë i njohur për publikun për një periudhë kohe relativisht të shkurtër, fama e tij e shpejtë u mendua në fillim si një shkëlqim i përkohshëm por ai duket se ka mësuar ta menaxhojë mirë vëmendjen, dashurinë dhe vlerësimin e fansave të tij.

Ai është një prej reperëve më të përfolur dhe shpesh në rrjete sociale lë të kuptohet se paguhet mirë, duke qenë se është aktiv me muzikën dhe hitet.Ai shpesh ndan me ndjekësit foto vilash e makinash të reja, por nuk harron të bëjë mirë për të tjerët me pasurinë e tij.

Don Xhoni duket se është një djalë që i ndihmon të tjerët dhe u gjendet pranë në momente të vështira.

Tani që jemi në muajin e Ramazanit, ku të japësh dhe të falësh është gjesti më i lartë,  Don Xhoni ka zgjedhur t’i vijë në ndihmë familjeve në nevojë. Në një postim në InstaStory, reperi ka pozuar së bashku me bamirësin Halil Kastrati, ku tregon i lumtur për veprën e tij.

Ai dhuroi shumën monetare për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *