- Përbërësit:
- 1 lugë gjelle vaj
- 150 gr brokoli të grirë hollë
- 1 spec i kuq, i grirë hollë
- 2 qepë të vogla, të prera në feta
- 6 vezë të mëdha
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë kafe piper i kuq
- 50 gr djathë cheddar ose gruyere të grira
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200C. Lyeni me gjysmën e vajit një tavë për muffins me 8 vrima. Ngrohni vajin e mbetur në një tigan dhe shtoni brokolin, specin dhe qepët. Skuqini për 5 minuta. Lëreni mënjanë të ftohen.
Rrihni vezët me qumështin, piperin e kuq dhe gjysmën e djathit në një enë. Shtoni perimet e gatuara. Hidheni përzierjen e vezëve në vrimat e muffins dhe sipër secilës shtoni djathin e mbetur. Piqni për 15-17 minuta ose derisa të marrin ngjyrë kafe të artë dhe të gatuhen.