Muhamet Rrumbullaku rregulla të reja për policët: Ndalohet mbajtja e mjekrës

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në takimin e parë me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit u ka dhënë edhe një porosi këtyre të fundit.

Rrumbullaku u ka kërkuar vartësve që të mos ketë asnjë punonjës policie me mjekër. Gjatë kohës që policia e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano, ky rregull kishte tolerancë për efektivët që kishin dëshirë të mbanin mjekër.

Më tej, Rrumbullaku u kërkoi vartësve të dalin në terren dhe të mos komandojnë nga zyra.

“Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit”, tha Rrumbullaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *