Ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” ku komentoi zhvillimet më të fundit brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por edhe qëndrimin e saj për gjendjen e rënduar psikologjike që po përjeton Beatrixa.
Kjo e fundit ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe duket se gjendja e saj emocionale nuk është mirë. Kjo për shkak të komenteve të ndryshme që janë bërë kundrejt saj për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Neda i ka dalë në mbështetje këngëtares së njohur dhe u shpreh se reagimi i saj lindi kur po shikonte “Fan Club”. Ajo tha ndjeu një lloj revolte kur dëgjoi se Trixa nuk ishte e pranishme për shkak të gjendjes së saj emocionale.
“Ishte një gjë që më lindi kur po shikoja Fan Club, kur u tha se nuk ishte në gjendje të mirë emocionale. Ndjeva një lloj revolte, kur kujtova daljen time nga Big Brother. Do doja të kisha dashur dikë që të më thoshte ato fjalë që shkrova unë”, tha Neda.
Kjo e fundit shtoi se tani Trixa duhet që të hapë perdet dhe të lejojë të hyjë dashuria, pasi ka shumë që e mbështesin.
“Kur ti je në një dhomë dhe i mban perdet e mbyllura, është e vështirë të futet dielli. E Trixa këtë duhet të bëjë, të hapë perdet e shtëpisë, komunikimit. E mira është dhe shumë e madhe, e ajo duhet të hapë dritaret që të lejojë të hyjë dashuria. Në fund të ditës askush nuk u vra”, tha Balluku.
Ndërsa duke kujtuar rrugëtimin e saj në shtëpinë e “Big Brother” shumë vite më parë, ajo tha se kur doli nga aty është ndjerë sikur po ikja me pushime.
“Kam ndjerë sikur po ikja me pushime. Po shkon te mami, te babi e te motra, ndihesh mirë. Kushdo banor që arrin të lërë një gjurmë e të ketë një peshë në atë lojë, ka një presion nga publiku. Kemi përjetuar shumë reagime, si një Nedë me karakteristikat e veta, si një Trixë me karakteristikat e tjera.
Nuk e shoh këtë realitetin e frikshëm që ajo duhet të marrë kohë që të dalë. Ka persona që nuk na duan, por ka një dorë tjetër që na do. Nuk jetojmë për ata që na duan apo nuk na duan, secili ka rrugëtimin e saj.
Beatrix ka qenë një nga banorët që më shumë është dashur. Ka ditur të ruaj balancat me të gjithë dhe është pozitive. Ka qenë për paqe dhe nuk ka krijuar konflikte. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, jeta vazhdon. Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Është jeta e vet, mund të bëjë çfarë t’i dojë kokrra e qejfit. Është një vajzë e nderuar dhe e respektuar, të dalë të pi kafe në mes të Bllokut me shoqet. Njerëzit tani të merren me banorët që janë në shtëpi”, u shpreh Neda.
/Priza.al/