“Mund të dal nga Big Brother”/ Luizi kërkoi t’i afrohet, Kiara e refuzon

Mbrëmjen e sotme është spektakli i madh i “Big Brother VIP2”, ku publiku po pret me padurim të marrë vesh se kush do të eliminohet nga katër banorët që janë në nominim.

Kiara Tito, Dea Mishel, Mikela Pupa dhe Luiz Ejlli dolën më pak të preferuarit të martën mbrëma, e si pasojë u dërguan menjëherë në nominim.

Ndërkohë këngëtari i njohur mendon se ai mund të dalë sot nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke qenë se gjatë mbrëmjes së të martës pati disa deklarata kontradiktore në lidhje me sëmundjen e tij.

Mbrëmë gjatë një bisede me Kiarën, Luizi i ka thënë nëse mund t’i qëndronte pranë, pasi mund të eliminohet sonte. Por moderatorja e njohur e ka refuzuar duke i thënë se ishte e lodhur dhe donte të pushonte. Artisti vendosi që të respektonte përgjigjen e Kiarës dhe u largua menjëherë nga krevati i saj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Meqenëse nesër mund të iki, rrimë pak?

Kiara: Udhëro?

Luizi: Meqenëse nesër mund të iki, me shumë gjasa, të rri pak?

Kiara: Jo, do fle gjumë se jam shumë e lodhur

Kujtojmë që Luizi i ka synimet e qarta. Ai është shprehur se nëse të dielën është akoma brenda shtëpisë “ditë të zeza” do të vinë për Oltën.

Së fundmi ishte këngëtari i njohur ai që në një diskutim me banorët e tjerë, Efin, Bjordin dhe Amosin e quajti aktoren ‘sëmundje ngjitëse’. Artisti u shpreh se ajo është si pandemi dhe me anë të kësaj po tenton që t’i infektojë të gjithë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *