Kryeministri Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneralit Tod Daniel Wolters.
Në fjalimin e tij në ceremoininë e zhvilluar në Kryeministri, kreu i qeverisë ka thënë se evropianët kanë kureshtje për lidhjen e ngushtë të shqiptarëve me SHBA-në.
“Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka poNe jem i gjithçka, por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie, që këtë vit shënon 100 vjetorin e saj. Është 100 vjetori i marrëdhënieve shqiptari-amerikane.
Unë ndeshëm me gjysmë shekulli heshtje nga pala amerikane, dhe ne duke qenë të izoluar. Ne3 e nisë atje ku e lamë në 1991 dhe tashmë është vendosur një gur themeli i ri, ku ne mund të kremtojmë raportin më të frytshëm të SHBA dhe Shqipërisë. Ndonjëherë është shumë kërkuese. Ndonjëherë duket më sfiduese nga mund të përballojmë. Por në fund të fundit është përmirësues për ne. Nuk goxoj asnjëherë të pyes ambasadorët amerikane se çfarë mësojmë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur.
Ndoshta forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë dhe aleatët amerikanë. Nëse sot forcat tona të armatosura kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do të kishin guxuar ta përfytyronin më parë,kjo ka ndodhur falë aleatëve tanë amerikanë.
Nëse kemi qenë në gjendje të kuptojmë se kemi potencial për të shfaqur në aleancë, sëbashku me të gjithë nxitjen dhe shtysjen e saj kjo është së pari dhe mbi të itha rrjehdojë e inkurajimit dhe fuqisë së solidaritetit.
Në këtë raport, shumë ka të bëjë me njerëzit, shumë lidhet me personalitet. Shumë lidhet me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie, ambasadorë, gjeneralë, të dërguar, punonjës, të cilët në kuadrin e punës së tyre duhet të mëshirojnë pajimet dhe ambiciet e kësaj marrëdhënie”, tha Rama.r nuk jemi budallenj.