Sipas meteorologes Lajdja Porja parashikohet që temperaturat të jenë njësoj si në muajin korrik dhe gusht.
” Nesër që futemi zyrtarisht në qershor presim temperatura 32 – 33 gradë celcius, e diela, e hëna 34 gradë, më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të paktën deri në datën 15. Sipas meteorologes Lajda Porja starton sikur të jenë temperatura korriku apo gushti ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera 37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin.”
Pavarësisht se qielli nuk do të jetë përherë i kthjellët meteorologët nuk parashikojnë reshje intensive.
“Vranësirat do të jenë prezente, në zonat lindore parashikohet të ketë grumbulim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta dhe aspak problematike. Është parashikuar që qershori të jetë mjaft i nxehtë, edhe pse mund të kemi një normalizim të temperaturave pas valës, do kemi sërish valë të të nxehtit përgjatë gjithë qershorit.”