Një dëshmitare nga fshati Gërcalli, ka zbuluar në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, kërcënimin e bërë nga Klodian Çalamani, 38-vjeçari i cili vrau në mënyrë makabër fëmijën e mitur të fqinjit.
Dëshmitarja rrëfen përmes një lidhjeje telefonike se 38-vjeçari, i kishte prerë rrugën një ditë duke mbajtur në dorë një shishe dhe duke e kërcënuar me thikë.
Dëshmitarja thekson se ajo mund të kishte të njëjtin fat me vogëlushin, nëse nuk do t’i vinte në ndihmë një djalë që po kalonte aty.
“Ka qenë një djalë që më ka mbrojtur…unë ika me vrap. Kam qenë në punë time. Ai kishte një shishe në dorë, dhe një thikë. Më nxori thikën. Kam njohur dhe 16-vjeçaren. Në atë kohë kam qenë e vogël. Kam parë atë gocën që ka dalë nga ajo shtëpi dhe është shtrirë në mes të rrugës. Ka ardhur policia më pas. Kaq mbaj mend.
Jam e afërme e familjes së Mateos. Ne nuk kemi pasur as keqkuptime. E kemi mbajtur, e kemi ushqyer. Se menduam kurrë që ai do të na bënte këtë gjë. Kur e kam marrë vesh, jam tmerruar. Ka qenë paradite kur më ka dalë me thikë. Mund edhe të më kishte vrarë, si fati i Mateos.”, tha ajo.