‘Mund të ta marr burrin nëse dua’, videoja e Beatrixit bën xhiron e rrjetit! A është ky ‘një kërcënim’?

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj tashmë ndodhet në një ‘lidhje’ me Donald Veshajn dhe madje kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin puthje e përqafime.

Tashmë është krijuar trekëndëshi më i përfolur në media rozë në mes moderatores, Bora Zemanit – Donaldit – Beatrixit, e që ndjekësit e këtyre tre personazheve kanë nisur të publikojnë gjëra nga e kaluara para se të hynte këngëtarja kosovare në shtëpi.

Së fundmi ka dalë një video në të cilën shikohet Beatrixi duke kërcyer përpara kamerës me këngën ‘ I can take your man if I want to’,  e cila përkthehet ‘Unë mund ta marr burrin nëse dua’. Edhe pse nuk ka lidhje me situatën e saj brenda shtëpisë, ndjekësit dhe shikuesit e kanë lidhur videon menjëherë më situatën e krijuar në Big Brother.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *