Kryeministri, Edi Rama mbajtur fjalën e tij në Kuvend, në lidhje me video mesazhin e presidentit ukrainas.
Rama tha se edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, ajo mund t’i vijë në ndihmë vetëm modesisht.
“Shkëlqesia juaj, presidenti i Ukrainës, ky parlament nuk shquhet për shpirtin e dakortësisë mes palëve, por mbështetja me zemër e mend është një nga rastet e rralla kur të gjithë ne këtu kemi qenë dakort. Që prej orës së parë të agresionit në Ukrainë, i gjithë kombi ynë dhe Kosova kemi qenë pranë jush me çdo gjë kemi mundur. Mundësitë tona janë krejtësisht modeste sepse jemi vend i vogël por ne kemi besuar se ne jemi të vlefshëm me zërin tonë, qoftë në tryezën e NATO-s apo në Varshavë”, tha Rama.
I