Mungesa e bimësisë/ Shkumbini rrëmben tokat bujqësore, në Librazhd dhe Elbasan, lumi shkatërron edhe të mbjellat  

Shkatërrimi i argjinaturave mbrojtëse, marrja pa kriter e inerteve dhe shpyllëzimi i brigjeve të lumenjve ka bërë që këta të fundit të ndryshojnë shtratin e tyre herë pas here duke përfshirë tokat bujqësore.

Fermerët në fshatin Vidhas të Elbasanit prej shumë vitesh përballen me një situatë të tillë ku Shkumbini gllabëron sipërfaqe të tëra toke.

Në disa zona të Librazhdit dhe Elbasanit është ndërhyrë në ndërtimin e pritave të reja për të përballuar prurjet e furishme të Shkumbinit.

Në zonën e Vidhatit investimi është duke u kryer, me shpresën se vitin e ardhëm sipërfaqet e mbetura të tokave do të shpëtojnë.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *