Mungesa e gjumit dhe e vitaminave, rrezikon të ‘shkatërrojë’ veshkat tuaja

Veshkat janë tepër të rëndësishme për organizmin, pasi filtrojnë gjakun, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa gabime që dëmtojnë rëndë veshkat.

Dehidratimi

Nëse nuk pini shumë ujë atëherë ky është gabimi i parë, pasi ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë çdo ditë. Vetëm kështu mund të mundësohet që veshka të bëjë filtrimin e duhur të gjakut, eliminimin e toksinave dhe mbetjeve nga organizmi.

Kripa

Kripa e tepërt rrit tensionin e gjakut dhe shkakton stres tek veshkat. Konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë probleme të rënda.

Sheqeri

Njësoj si kripa, edhe konsumi i lartë i sheqerit shkakton presion në veshka. Njerëzit që konsumojnë dy ose më shumë pije të ëmbla në ditë, vështirësojnë ndjeshëm punën e veshkave.

Mungesat e mineraleve dhe vitaminave

Nëse trupi juaj nuk ka vitaminat e nevojshme atëherë nxitet sëmundja në veshka.

Proteinat shtazore

Konsumi i lartë i mishit mund të shkaktojë grumbullimin e tepërt të proteinave të përpunuara në organizëm.

Barra është shumë e rëndë për veshkat dhe shkakton punë ‘pa orar’ për to.

Mungesa e gjumit

Gjumi është shumë i rëndësishëm për gjallërimin e mendjes dhe trupit. Mungesa e tij shkakton dëmtim të kockave, stres dhe probleme me veshkat.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *