Gjumi është shumë i rëndësishëm për të pasur shëndet më të mirë, sidomos për fëmijët, të cilat janë në proces rritjeje të vazhdueshme. Mungesa e gjumit tek fëmijët i bën ata më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti në të ardhmen. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Londër.
Sipas tij, çdo orë shtesë gjumi gjatë natës shoqërohet me një peshë të ulët të trupit, me më shumë masë muskulore dhe më pak akumulim të sheqerit në gjak. Mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak janë faktorë rreziku për diabetin e tipit 2, i cili ndodh kur trupi nuk mund të përdorë siç duhet ose të prodhojë sa duhet insulinë për të shndërruar sheqerin e gjakut në energji.
Diabeti ditët e stome nuk është më sëmundje vetëm e të rriturve, por edhe e fëmijëve. Ky problem po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, duke marrë parasysh rritjen e nurmit të fëmijëve të prekur nga obeziteti në gjithë botën.
Në këtë studim morën pjesë 4525 fëmijë në Britaninë e Madhe. Mesatarisht, fëmijët flinin 10,5 orë kur ishin në shkollë edhe pse kohëzgjatja e gjumit varionte nga 8 deri në 12 orë. Fëmijët që flinin më pak gjumë sipas studimit, ishin më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.
Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç duhet të flenë 9 deri në 12 orë gjumë gjatë natës natës, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë.