“Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë”/ Beatrix Ramosaj bën dedikimin prekës për njeriun e saj më të afërt

Beatrix Ramosaj ka bërë disa postime sot në rrjetin social ‘Instagram’, ku ndër të tjera ka kujtuar babanë e saj të ndjerë. Trixa shkruan se sot u bënë plot 12 vite që i ati i saj është ndarë nga jeta. “12 vite pa ty babi! Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë… Do të doja të ishe këtu!”- shkroi këngëtarja e njohur.

Herë pas here, Beatrix kujton me mall babanë e saj të ndjerë, duke postuar foto e kujtime të vjetra me të. Të njëjtën gjë bën edhe vëllai i saj, Albani.

Beatrix Ramosaj është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Më herët, ajo reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”. Në një postim në ‘InstaStory’, ajo falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehni çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhet në postimin e plotë të saj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *