Nata e tretë e Festvalit të 61-të Këngëa iu dedikua historisë së këtij eventi muzikor, ku u rikthyen dhe njëherë nga artistë disa prej këngëve më të paharrueshme për publikun.
Disa prej këngëtarëve të cilët kënduan këngët e tyre së bashku me konkurrentët në skenën e festivalit ishin: Bojken Lako, Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Eranda Libohova, Redon Makashi, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Altin Goci.
Mirëpo, së fundmi Aulona Musta gajtë një bashkëbisedimi me gazetarin Andi Vrapi në rrjetet sociale, ka kërkuar të dijë përse Aurela Gaçe nuk ishte pjesë e festivalit dhe se këngët e saj nuk u panë asgjëkundi. Artistes i ka rënë në sy mesazhi i tyre dhe ka sqaruar gjithçka.
Në postimin e saj në InstaStory, Aurela u shpreh se ajo e mori ftesën për në festival por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte pjesë.
“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!” – shkroi Aurela.
“Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”-, përfundoi këngëtarja.