Xherdan Shaqiri nuk ka pranuar që të flasë për mediat serbe pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit.
Futbollisti nga Gjilani nuk luajtur asnjë minutë ndaj Brazilit në humbjen 1-0 të Zvicrës për shkak të lëndimit.
Pak para ndeshjes, disa gazetarë serbë kërkuan që ai të fliste për ta, por Shaqiri i ka anashkaluar duke kaluar pranë tyre dhe duke mos u ndalur për t’u përgjigjur.
Zvicra do të ballafaqohet me Serbinë më 2 dhjetor në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.
“Seleçaot” arritën të mposhtnin me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Zvicrës dhe goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 83, me anë të mesfushorit Casemiro.
Brazilianëve iu anulua një gol i shënuar nga Vinicius në minutën e 64, pasi VAR-i sinjalizoi për pozicion jashtë loje.
I vetmi lojtar me origjinë shqiptare në radhës e “Helvetëve”, ishte mesfushori Granit Xhaka.