Mungoi sot në seancë, Berisha merret me përgatitjet: Sot nisim Foltoren për një PD më të bashkuar e më të fortë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në seancën parlamentare dhe ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale ku rikujton orën 18:00 me anëtarësinë e Partisë Demokratike të degëve të Tiranës dhe thekson se “Foltorja për PD” do e nxjerrë partinë më të fortë

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:

Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! Sb.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të nisë një tur takimesh nga Tirana më pas në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Ish-kryeministrit i është bashkuar edhe Bujar Nishani dhe disa nga deputetët e grupit parlamentar të PD. Berisha kërkon që anëtarësia e Partisë Demokratike të zhbëjë vendimin e kryetarit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *