Murgesha vodhi 835 mijë dollarë për të paguar borxhet e bixhozit

Një murgeshë e cila ka punuar si drejtoreshë në një shkollë fillore katolike në Torrance, në Los Angelos, është deklaruar fajtore për sa i përket vjedhjes të një shumë prej 835,000 dollarë nga fondet e shkollës. Arsyeja e këtij veprimi ka qenë kryesisht pagesa e borxheve nga lojrat e fatit, njoftuan zyrtarët federalë të martën.

Mary Margaret Kreuper, 79 vjeç, nga Los Angeles, u akuzua për mashtrim dhe për pastrim parash. Ajo ra dakord të pranonte fajësinë për dy akuzat, të cilat mbajnë një dënim maksimal prej 40 vjet burg , sipas zyrës së Avokatit të Sh.B.A-së për Qarkun Qendror të Kalifornisë. Për një periudhë 10-vjeçare deri në Shtator 2018, Kreuper përvetësoi para nga Shkolla Katolike St. James në Torrance, ku ajo ka qenë drejtoreshë për 28 vjet, thanë zyrtarët. Shkolla mbikëqyret nga kisha St. James në Redondo Beach. Ajo kishte qenë përgjegjëse për dhurime bamirëse, si dhe fondet që shkolla mori për të paguar shkollimin dhe tarifat, thanë zyrtarët.

Kreuper gjithashtu kontrollonte llogaritë, duke përfshirë atë të kursimit për shkollën, dhe një llogari tjetër, e cila kishte për qëllim të paguante shpenzimet e jetesës së murgeshave të punësuara në institucion. Zyrtarët thanë se ajo devijoi fondet e shkollës në llogarinë e manastirit dhe në llogarinë e kursimeve, dhe më pas përdori paratë e devijuara për të “paguar shpenzimet që urdhri nuk do të kishte miratuar, përfshirë shpenzimet e mëdha të lojërave të fatit të kryera në kazino dhe disa akuza ndaj kartave të kreditit”, thanë zyrtarët. Kreuper gjithashtu pranoi se kishte falsifikuar raportet mujore dhe vjetore për administratën e shkollës në një përpjekje për të mbuluar përvetësimin.

Zyrtarët thanë se Kreuper “bindi shkollën St. James dhe administratën për të besuar se financat e shkollës po llogariteshin siç duhet dhe pasuritë e saj financiare ishin ruajtur si duhet, gjë që, nga ana tjetër, i lejoi të pandehurës Kreuper të ruante qasjen e saj dhe kontrollin e financave dhe llogarive të shkollës. ”

“Komuniteti i besimit në St James u trondit dhe u trishtua nga këto veprime dhe famullia, shkolla dhe kryepeshkopata raportuan çështjen dhe bashkëpunuan plotësisht me autoritetet në hetimin penal,” tha Kryepeshkopata e Los Anxhelosit në një deklaratë.

Avokati i saj  tha se ajo ishte “shumë e penduar” dhe se sëmundja mendore e kishte errësuar gjykimin e saj. Kreuper është vendosur të paraqitet në gjykatë për gjykim në 1 korrik.

 

/Burimi Ktla5: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *