Dy 19 vjeçarë nga Kosova janë kapur me drogë në pikën kufitare të Muriqanit. Ata tentuan të kalonin drejt Kosovës me një sasi lënde narkotike kanabis.
Tentuan të dilnin nga vendi ynë, me sasi lënde narkotike cannabis sativa, me vete, arrestohen 2 shtetas nga Kosova.
Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volksëagen”.
Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit N. K. dhe D. M., të dy 19 vjeç dhe banues në Prizren, si dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.