Gjatë seancës plenare që po zhvillohet sot në Kuvend, deputeti Murrizi ka propozuar që ILDKPI të ngushtojë numrin e subjekteve që duhet të deklarojnë pasurinë. Ai tha se 3 mijë e 769 subjekte për tu verifikuar janë shumë, dhe se për verifikim të pasurisë duhet të jenë patjetër të gjithë deputetët e Kuvendit, 61 kryebashkiakët, ministrat, drejtorët e përgjithshëm dhe rajonalë.
Sipas tij, atyre duhet t’u verifikohet edhe ‘aspra’ (monedhat) ndërkohë thotë se verifikimi t’i bëhet realisht dhe jo me disa letra formale.
“Mendova të përmbledh, KLSH e ILDKP, një kërkesë për debat. S’kam ndonjë gjë me punën e zonjës. Nuk është se ka kapërcyer vitin në krye të institucionit. ILDKP është institucion shumë i rëndësishëm, pas ndryshimeve kushtetuese, ndoshta më i rëndësishëm se Prokurori i Përgjithshëm, ka funksion menaxherial.
Ajo që vërej tek raporti, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, është që nga njëra anë nga KLSH raportohen dëme ekonomiek miliona euro, nga ana tjetër ILDKP shoh një shifër të lartë të formularëve të vetëdeklarimit.
Ka ardhur koha të shihet realisht që të ngushtohet numri i atyre subjekteve për të cilët ligji duhet të ngarkojë në mënyrë të detyrueshme të deklarojnë pasuritë, por ata që do të jenë subject duhet tiu verifikohet aspra.
3 mijë e 769 subjekte, për mua janë shumë, në një Inspektoriat e numër të kufizuar inspektorësh dhe administrate, çfarë kërkoj apo shoh të udhës tia parashtroj drejtueses së ILDKP, object i hetimit tëp asurisë nga ky institucion duhet të jenë banorët e kësaj salle, 140 deputetë, 60 kryebashkiakë, trupa gjyqësore po e kalon nga Vettingu, ministrat, drejtorët e pëgjithshëm, drejtorë rajonalë. Rreth 2 mijë. Por t’iu verifikohet, jo thjesht ca letra formale. Ka pasuri të paverifikuara në letra, të verifikuara publikisht që hajdutlliku i atyre që kanë ushtruar pushtet, gjënë e vjedhur me arrogancë në çdo cep të Shqipërisë.
Pashë me vëmendje raportin e KLSH. Raporton dëm ekonomik për 2020, 694 milion euro, 91.4 milion euro nga të ardhurat dhe 602 milion euro nga shpenzimet, nga shpenzimet do të thotë, prokurimet publike dhe nga shpenzimet pa kriter.
I hodha një sy 2019, 223 milion euro dëmi, nga të ardhurat e shpenzimet. 2019-2020, që shuma më e madhe e eurove të prishura rrush e kumbulla janë nga prokurimet me një pjesëmarrje në garë. 32% e prokurimeve publike në Shqipëri 2018, 2019, 2020 janë tenderuar me një pjesëmarrës. Nuk është tender, por dhënie parash të qytetarëve me detyrim/përcaktim nga këta që kanë ushtruar, ushtrojnë e do të suhtrojnë pushtet me votën e sovranit të qytetarit”, tha Murrizi.