Mutacion i rrallë/ Vogëlushi lind me tre organe gjenitale

Mjekët kanë lajmëruar se një fëmijë në Irak është rasti i parë që lind me tre organe gjenitale. Ekspertët thonë se djali i porsalindur ka një sëmundje të rrallë të quajtur trifalia, rasti i parë i raportuar ndonjëherë në botë. Foshnja e paidentifikuar, i cili jeton në qytetin e Duhokut, ishte tre muajsh kur u zbulua. Prindërit e fëmijës zbuluan ënjtje në skrotumin e tij dhe dy ‘projeksione të lëkurës’.

Mjekët e habitur, më vonë kuptuan se këto projeksione ishin organe gjenitale, njëri 2 cm dhe tjetri 1 cm i gjatë. Penisët shtesë të vogëlushit ishin të dy jofunksionalë, kështu që operacioni ishte më pak i komplikuar. Revista mjekësore ‘International Journal of Surgery Case Reports’ ka analizuar me detaje rastin në rajonin e Kurdistanit.

“Për sa kemi njohuri, ky është rasti i parë i raportuar me tre penise ose trifalia. Asnjë rast i ngjashëm nuk është i pranishëm në literaturë te qeniet njerëzore. Ata nuk performuan si organe funksionale”, thanë ekspertët. Ky muatcion ndodh çdo pesë herë në gjashtë milion lindje. Janë raportuar rreth 100 raste të foshnjave të lindura me dy penisë, me të dyja funksionale në disa raste.

Përshtati:Priza.al/Burimi:Mirror

https://www.mirror.co.uk/news/world-news/baby-boy-first-world-born-23841946

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *