Këtë të hënë është mbledhur Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë për të diskutuar projektbuxhetin 2023.
Por një deklaratë e ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi e cila tha e të rinjtë që kanë emigruar jashtë dëshirojnë të kthen, ka nxitur debate mes deputetëve të PD dhe PS.
Ka qenë deputetja Oriola Pampuri ajo e cila i ka kërkuar shpjegim Muzaqit lidhur me deklaratën, ndërsa deputeti Ilir Metaj ka ndërhyrë duke thënë se nuk lejohen pyetjet në prezantimin e projektbuxhetit.
Metaj është përplasur me Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin, të cilat e ndërprisnin vazhdimisht.
Ilir Metaj: Ne kemi ardhur për të bërë pyetje për projektbuxhetin. Nëse do harxhojmë kohën për të dhënë opinione politike se të rinjtë që ikin s’duan të kthehen, se di si e merrni guximin të jeni zëdhënëse e të rinjve.
Albana Vokshi: S’je këtu për të bërë komente. Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer. Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.
Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.
Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.
Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.
Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?
Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.