Ministrja për Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi ka deklaruar se ditën e sotme është miratuar strategjia kombëtare e rinisë duke shtuar se tashmë kemi mundësinë të projektojmë një të ardhme më të mirë.
Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Muzhaqi tha do të nisë një program jashtëshkollor në 9-vjeçaret dhe gjimnazet e vendit për orë shtesë në arte, zeje, pikturë e teknologji. Ajo shtoi se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Programet do të jenë falas mirëpo do duhet leja e prindërve që fëmijët të mund t’i ndjekin ato.
“Sot miratuam strategjinë kombëtare të rinisë pas një viti të gjatë pune. Tashmë kemi dokumentin final, parashikon të gjitha politikat e nevojshme për të projektuar një të ardhme të mirë. Fuqizimi i të rinjëve është qëllimi i parë. Krijimi i këshillave rinorë vendore është krijimi i parë. Përveç kësaj kemi dhe këshillat kombëtare rinore. Me agjensinë kombëtare të rinisë kemi rritur transparencën. Qëllimi i dytë lidhet me rritjen e aftësive profesionale të të rinjve. Një nga programet që po investojmë është kodimi. Në fushën e teknologjisë mund të punosh nga Shqipëria për vendet e huaja. Qëllimi i trëtë është pjesa e mirëqënies. Kemi një sërë programesh, psikologë nëpër shkolla.
I pari lidhet me programin jashtë orarit mësimor, për 9-vjeçaren dhe gjimnazet, zbulimin e talenteve të rinjve jashtë orarit të mësimit, sinopsat anë të ndryshe, arti zjetë, teknologjia. Çdo fëmijë në 200 shkollat pilot, do mund të marrin pjesë te ky program sa kush dëshirojnë dhe marrin leje nga prindërit, falas në ambient te shkolla. Programi i 2 lidhet me ekipet sportive. Ky ka si fokus krijimin e grupeve sportive, në basketboll dhe volejboll. Dhe ky program ofrohet falas. Kemi rritje interesi për fuqizimin e tyre. Kemi një program të vetëmbrojtjes, se si ta kuptojnë se janë në një situatë rreziku, si të mbrohen në aspektin e të vrapuarit e të larguarit nga situata. Kjo fillon nga klasa e 5-të e lart”, tha Muzhaqi.