Muzikë të lartë pas orarit të lejuar, gjobitet me 1 milion lekë administratori i një lokali në Vlorë

Një person është proceduar penalisht ditën e sotme në Vlorë pasi ka thyer rregullat dhe ka ushtruar aktivitetin e tij me muzikë në lokalin që ka në administrim. Personi me iniciale J.Sh është proceduar penalisht si dhe gjobitur me 1 milion lekë, pasi ka vazhduar aktivitetin me muzikë të lartë në lokalin e tij në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Vlorës, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori një subjekti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasin: J. Sh., banues në Vlorë, administrator i një subjekti, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *