‘Na djeg shpirti, iu pre ëndrra në mes’/ Babai dhe nëna e Mateos thirrje të fortë: Autori të varet në mes të Fierit!

Familjarët e Mateos kanë hyrë me dhunë në Gjykatën e Fierit. Mes tyre kanë qenë edhe prindërit e të miturit. Me tone të forta, babai i viktimës kërkon drejtësi:

“Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai.”

Nga ambientet e gjykatës ku do të komunikohet masa e sigurisë, nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të Fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë.”, tha ajo.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr. Krimi ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë kanë kërkuar kthimin e dënimit me vdekje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *