Një denoncim i pazakontë në Instagram, ka çuar në ndalimin e e disa turistëve në ishullin e Sardenjës.
Faqja e Instagramit “Sardenja e grabitur dhe e plaçkitur” ka denoncuar turistët se kishin vjedhur rërë nga plazhi, dhe kaq ka mjaftuar për policinë që t’i vendosë atyre një gjobë prej 1 mijë euro.
Turistët e denoncuar u ndaluan me 6.3 kilogramë rërë të bardhë Cabras, në ngjarjen që duket të jetë e përsëritur në ishullin italian, ku vidhen dhjetëra shishe të mbushura me rërë, gurë dhe guaska, si dhe yje deti të tharë nga dielli që turistët përpiqen t’i marrin në shtëpi si suvenire.
Dhe arsyetimi është pothuajse gjithmonë i njëjtë: “Na duhej për akuariumin”.
“Fatmirësisht rëra do të kthehet së shpejti në vendin që i takon”, thuhet në postimin në Instagram që shoqërohet me fotot e qeses së madhe plot me rërë dhe guaska.