“Na e gjuajtën xhaxhanë me tytën e pistoletës”, i riu nga Korça bën denoncimin live për policinë: Kanë frikë, i njohin autorët, do telefonoj ambasadën!

Një qytetar ka vendosur të denoncojë me video policinë e Korçë, ku kjo e fundit sipas tij nuk ka reaguar në lidhje me dhunimin e xhaxhait të tij nga tre persona.

Bëhet me dije se autorët që kanë rrahur xhaxhanë e tij, janë persona të njohur për policinë, dhe për këtë shkak nuk reagojnë për arrestimin e tyre.

Xhoni, qytetari në fjalë shprehet se ka pasaportë amerikane dhe se do të vendosë në lëvizje ambasadën, nëse nuk do të ketë drejtësi në lidhje me rastin e xhaxhait të tij.

“Skandal live nga Korça, (foto e dhunës në koment): Përshëndetje JOQ, jam Xhoni ndodhem në komisariatin e Korçës, dua të bëj një denoncim për policinë… na kanë gjuajtur me tytën e pistoletës xhaxhain 3 persona dhe tani jemi te policia por këta policat nuk na marrin deklaratat, na fshihen sepse i kane të njohur autorët.

Nuk është rast i parë me këta persona ka shumë raste me njerëzit që ju ka renë në qafe dhe policia hesht. Unë jam dhe me pasaportë amerikane nëse nuk behët gjë brenda 24 orëve do marr ambasadën amerikane, sepse shteti ynë nuk ka drejtësi. Ju lutem publikojeni”, shprehet qytetari në video.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *