‘Na e vranë djalin dhe na gënjyen’/ Familjarët e 3-vjeçarit të mbytur në kopësht në Fier nuk gjejnë paqe: Duam të bëhet drejtësi, ose…

Familjarët e 3-vjeçarit, që humbi jetën në një kopësht privat në Fier, nuk pajtohen me vdekjen “aksidentale” të djalit të tyre minoren. Ata kanë dalë sot në protestë përpara Prokurorisë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sipas tyre, hapja e kopshtit ditën e sotme është një vrasje e dytë.

Familjarët e 3-vjeçarit kanë deklaruar se, u kanë thënë se, kopshti ka kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, por kur ata kanë shkuar për t’i marrë, u kanë thënë që nuk punonin.

Familja E 3 Vjecarit

“Na thanë që kamera nuk kishte, na gënjyen”,- tregojnë familjarët.

Mes lotësh nëna e djalit Donalda Kodheli, tha se, edukatorja e ka marrë të parën në telefon dhe i ka thënë që djali është në gjendje të mirë, por se në spital i kanë thënë se djali ka shkuar i pajetë.

"Na e vranë djalin"/ Mbytja e 3-vjeçarit në

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur.

Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte.

Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”,- tha nëna mes lotësh.

Familjarët thanë se, me gjithë ngjarjen e rëndë kopshti sot është hapur dhe i bënë thirrje prokurorisë, të hetojë rastin. Një thirrje ka shkuar dhe për kryeministrin Edi Rama.

"Na e vranë djalin"/ Mbytja e 3-vjeçarit në

“Jemi mosbesues për mënyrën që na është thënë se si ka ndërruar jetë djali. Vendi ku thanë se është mbytur është në lartësi më i ulët se djali. Nuk ka mundësi të ketë ndodhur. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Duam të vendoset drejtësia.

Kopshti sot është i hapur. Pse ka njerëz kaq të pashpirt. Nuk ka mundësi që një fëmijë të mbytet në një varëse rrobash që hiqej sa ta kapje.

Zoti prokuror mendo që është një fëmijë 3-vjeçar. Zoti kryeministër shikoje këtë çështjen tonë, besoj vetëm tek ty”,- tha daja i 3-vjeçarit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *