VIDEO/”Na erdhi që në 8, s’kisha ngrënë bukë”, Albano Bogdo rrëfen prapaskenat e skeçit me kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama, si rrallë herë mori pjesë në “Klanifornia”. Ndonëse në ekran doli një sekuencë e shkurtër, në fakt rregjistrimet kanë zgjatur shumë. Këtë detaj e ka zbuluar aktori Albano Bogdo. Ai ka ndarë me publikun të pathënat e xhirimeve të skeçit që xhiruan me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në “Binjakët”, Bogdo tha se Rama kishte shkuar që në orën 08:00 të mëngjesit në studio, dhe se ai nuk kishte ngrënë as mëngjesin. I pyetur nëse Julian Deda kishte marrë pjesë në këtë skeç, Bogdo u shpreh se ai kishte refuzuar në mënyrë kategorike, pasi është me PD-në.

 

Pyetje: Kishe ngrënë bukë?

Albano Bogdo: Jo nuk kisha ngrënë, se na erdhi që në 8 e gjysëm

Pyetje: Sa ka qëndruar ai tek ju, sa qëndroi ai tek ju përveç transmetimit?

Albano Bogdo: Në transmetim doli 40 minuta, por kështu ka zgjatur thuajse dyfishi, kupton? Sa u xhiruan ato skeçet jashtë.

Pyetje: Po Juli mori pjesë?

Albano Bogdo: E pe gjë te skeçi ti? Po si ka marrë pjesë, apo jo? Refuzoi në mënyrë kategorike, është me Partinë Demokratike vëlla, është i hapur dhe nuk do ta shohë Ramën me sy.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *