“Na kanë ofruar çmime qesharake”/ Banorët e Moravës në protestë për aerodromin në Kuçovë

Banorët e fshatit Moravë janë ngritur sërish në protestë kundër çmimit të shpronësimeve të banesave të tyre në lidhje me projektin e ndërtimit të aerodromit të NATO-s në Kuçovë. Edhe pse kanë dërguar një peticion qeverisë shqiptare në lidhje me çështjen në fjalë, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore.

Çmimi i përcaktuar është 230 mijë lekë për dynym, por sipas banorëve të Moravës, kjo vlerë është 10 herë më e vogël se vlera reale.

“Qeveria po tallet me ne. Pronat tona kushtojnë 10-fishi i çmimit me të cilin duan të na shpronësojnë. Ky është një çmim qesharak, ne nuk do lëvizim nga pronat tona dhe nuk do lejojmë që shteti të na i marri”, shprehet njëri prej banorëve të fshatit Moravë.

Kjo është hera e tretë brenda një muaji që banorët e Moravës protestojnë për shpronësimet e banesave të tyre. Projekti i ndërtimit të aerodromit të NATO-s në Kuçovë prek 213 familje. Ata shprehen se do të heqin dorë nga protestat në momentin që do të dëmshpërblehen sipas çmimit real të tokës.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *