“Na kërcënuan me armë brenda në seli”, Berisha: Protesta pa asnjë diskutim!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se të rinjtë, mbështetës të tij janë kërcënuar në ambientet e selisë blu nga persona të armatosur.

Berisha po ashtu theksoi se personat që e kanë bërë këtë do të vendosen para përgjegjësisë dhe do të përgjigjen shumë rëndë.

Berisha tha se as ai as demokratët nuk ndihen të rrezikuar.

“Të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”, theksoi Berisha.

Deklarata e Sali Berishës:

“Unë luftoj gjithë kohën me bandat e qeverisë por bandat e qeverisë kanë hyrë dhe në selinë e PD është e paimagjinueshme.

Nuk ka konflikt cështja, prania e bandave të armatosura në seli është cështje e vecantë. Të rinjtë njoftojnë se erdhën tani na kërcënuan me armë. Unë i besoj plotësisht
këta thonë se jane ne një hapësirë tjetër

Unë s’jam i rrezikuar, demokratët nuk ndihen të rrezikuar të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”.

Do të ketë protesta?

Gjithçka po bëjmë është që të rikthejmë dinjitetin Partisë Demokratike. Protesta pa asnjë diskutim. Kam thirrur nga të katërt anët e Shqipërisë , kam thënë se po nuk votuam me këmbët tona nuk do të na votojnë as duart. Pra kam thënë me këmbët, sepse duhet të na bien këmbët në protesta.”

Më herët kryetari në detyrë i FRPD, Belind Këlliçi ka telefonuar live para kamerave Policinë dhe ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur të dhënat personale në zyrën e tij. Edhe Këlliçi foli për prani të njerëzve të armatosur në selinë e PD.

“Dua të bëj një kallëzim pres policinë shkencore se më është bastisur zyra, mos vonohen se më është vjedhur zyra në ambientet e PD dua të bëhet ekspertiza më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale e ka shumë tension ka njerëz të armatosur’, tha për Policinë Këlliçi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *