Thierry Grosjean, bashkëshorti i artistes të ndjerë Hueyda el Sayed, i ka dedikuar kësaj të fundit disa fjalë prekëse për 1-vjetorin e martesës së tyre.
Grosjean shpreh përmes një kolazhi fotosh në Instagram mungesën që po ndjen pas ndarjes nga jeta të Hueydas dhe i shpreh falenderimet që ajo qëndron gjithonë në zemrën e tij.
“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar Grosjean.