“Na ndihmoni”, Policia thirrje publikut për arrestimin e “hijes” Talo Çelës dhe Ibrahim Lici, Erjon Llapushi, Jani Alia dhe Laert Haxhiaj

Një shpërblim të majmë ka vendosur Policia e Shteti për çdo qytetar që ka informacion  për vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri.

I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë. Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.

?‍♂️??‍??‍?Bashkërisht për një ambient më të sigurt!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *