Deputeti demokrat Edi Paloka hapi fjalimin në Kuvendin që po mbahet në “Air Albania”
“Kjo opozitë këtu nuk ka vdekur dhe as nuk e ka ulur kokën dhe ca më shumë nuk hyn në pazare me Ramën por është gati për tu përballur me Ramën”
Të gjithë ne mbajmë përgjejgësi që nuk arritëm të përkthejmë në fitore dëshirën për ndryshim dhe sakrificat e demokratëve.
Ai theksi se “Ne jemi demokratët e rrebesheve të tjerët le të shkojnë tek shampanja. Kjo ditë do të hyjë në histori. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të ’90 isha një prej atyre që themeluan PD-në. Ne jemi mbledhur për të rikthyer PD-në tek fitorja. Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike”.
Paloka theksoi se i ra si bombë në PD shpallja e Berishës non-grata. Ai deklaroi se Basha pavarësisht kësaj e shfrytëzoi duke u rizgjedhur po në krah të Berishës si kryetar i PD-së.
/Priza.al/