Ditën e sotme moti do të përkeqësohet dhe si rrjedhojë nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe ulja e lehtë e temperaturave.
Sipas MeteoAlb në vendin tonë vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, ku pjesa veriore dhe pjesërisht zonat qëndrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira por nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.
Mbrëmja do sjell përmirësim, duke bërë që moti i kthjellët të dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.
Era në det do jetë me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.
/Priza.al/