“Na vjen shumë keq”, Big Brother merr vendimin që prek të gjithë ndjekësit

Arbana ka komunikuar mbrëmjen e sotme se Big Brother ka marrë vendimin të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.

Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.

Derisa këto komente të ndalojnë, Big Brother do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.

“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *