Rritja e çmimit të naftës (258 lekë/litër) ka shkaktuar jo pak reagime, ku dhe është paralajmëruar edhe protesta e radhës.
Burime për median bëjnë me dije se pritet që shoferët të fikin automjetet kudo ku mund të ndodhen në qytet, në shenje revolte për këtë rritje të radhës rekord.
Kujtojmë se kriza energjitike është përkeqësuar edhe më shumë që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme.